Ministri Kuleba dhe ministri Osmani në rrugët e Irpinit të Ukrainës

Ministri Kuleba dhe ministri Osmani në rrugët e Irpinit të Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se sot e ka pritur në Kiev homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin, shkruan GazetaEnigma.

Osmani së pari ka vizituar edhe qytetin e Irpin.

Kuleba ka publikuar disa imazhe në rrjetin social Twitter, bashkë me Bujar Osmanin.

“Mirëprita në Kiev shokun tim nga Maqedonia, Bujar Osmanin, pasi ai vizitoi Irpinin dhe pa pasojat e barbarizmit rus. Ne bashkëpunojmë ngushtë në rrugën tonë të përbashkët të integrimit në BE. Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e bëjnë Evropën më të fortë dhe më konkurruese globalisht”, ka shkruar Kuleba. / GazetaEnigma

Related Articles