Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, pas kritikave adresuar MSh-së

Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, pas kritikave adresuar MSh-së

Nga pakënaqësitë që i patën me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, përfaqësuesit e subjekteve opozitare janë larguar nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky veprim i tyre erdhi pas largimit të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe përfaqësuesi i IKSHPK-së janë vartës politikë.

Pos Zemajt është larguar edhe Bekim Haxhiu i PDK-së dhe Floreta Zejnullahu e PDK-së.

Para se ta lëshonte mbledhjen, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë COVID-19.

“Ne jemi në situatë pandemike dhe duke u përballur me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të infeksionit. Na intereson nëse është nga paaftësia qeverisëse të shohemi çfarë mundemi me ndihmu në këtë pjesë, nëse është nga mungesa e informacionit dhe neglizhenca që është parë nga këta tre muajt e fundit, pa dashur që detyrimisht të ju bëjë juve pjesë të kësaj, sepse këtë logjikë e kemi parë edhe në pjesën e parë të vitit të kaluar ku pasojat janë evidente verës, që ndërlidhen edhe me masat, që masa e sfidonte masën, dhe kjo logjikë duket se ju është dërguar dhe ju e keni përkrahur në muajin janar”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj tutje ka kritikuar ministrin Latifi për masat kufizuese Anti-COVID, derisa ka thënë se kjo i ka futur në “konflikt” me shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë e Luginës së Preshevës. / Gazeta Enigma.

Related Articles