Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet digjitalizimi i arkave fiskale, shkruan Gazeta Enigma.
“Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë sistemin e arkave fiskale, nga ato hardëerike siç është aktualisht, në arka fiskale softëerike apo dixhitale. Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon”, ka thënë Murati.
Sistemi i ri i ndërtuar, sipas Muratit mundëson komunikimin me ofruesit e softëerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit.
“Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta. Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal”, thotë Murati./ Gazeta Enigma.