Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe prodhuesit vendorë, ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend dhe manipulimet e mundshme.
Sa i përket hetimeve ndaj tregtarëve për rritjen e çmimeve, ministri Murati theksoi se më këtë çështje duhet të merret institucionet përkatëse.
“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut, por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha Murati. /Gazeta Enigma.