Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së fundmi u deklarua për ndihmat prej 100 eurove të ndara për qytetarët ku sipas tij mund të mos i zgjidhin shumë nevoja familjare, por do të ndihmonin ato, tha ministri Murati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Gazeta Enigma.
Ai ndër të tjera foli edhe për mundësinë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, për të cilat deklaroi se nuk do t’i ndihmonte familjet në nevojë. Madje sipas tij, “ato mund të pësojnë nga inflacioni për shkak të qarkullimit të kapitalit”.
“Franca ka ndarë nga 100 euro për familje, ani pse atje rroga e kalon 2-mijëshin”, deklaroi Murati të martën.
Sipas ministrit, rritja më e madhe e të hyrave është nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Kjo sipas tij nënkupton që ka formatizim më të madh të ekonomisë në mbledhjen e taksave. “Është shtuar edhe mbledhja e të hyrave nga tatimi në korporata”, deklaroi Murati./GAZETAENIGMA/