Ministri i Financave, në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se një familje që ka tre fëmijë, nga shtesat për fëmijë, për 16 vite mund të përfitojë mbi 17 mijë euro.
Ndërkaq, ai shtoi se skema është proporcionale, ku me çdo fëmijë shtesë, shtohet shumë prej 30 eurove.
“Çdo familje që ka tre fëmijë së paku, do të mund të llogarisë për tërë hapësirën e skemës, pra për 16 vjet, sa është e mbuluar nga 0 deri në 16 vjet, do të përfitojë diku rreth mbi 17 mijë euro, pra për tre fëmijë”, tha Murati.
“Normal që skema është proporcionale, dhe me çdo fëmijë shtesë, aplikohet shtesa e njëjtë prej 30 eurove”.
Ndërkaq, Murati tha se skema nis të zbatohet nga muaji gusht, ndërkaq kostoja vjetore, ka vlerë 120 milionë euro.
“Vlen të përmendet edhe një gjë, ajo e fillimit të zbatimit. Tani jemi në muajin korrik, dhe listat për këtë muaj janë përpunuar me skemën e vjetër. Pra kjo skemë do të hyjë në fuqi nga muaji i ardhëm”, tha Murati.
“Kjo skemë koston vjetore e ka 120 milionë euro”.