Ministri i Financave, Hekuran Murati do të raportojë sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Temë diskutimi do të jetë “Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”.
Rritja e faturave të tatimit në pronë, u kritikua nga qytetarët dhe nga partitë opozitare.
Ankesa pati edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), të cilët deklaruar se këtë vendim e ka marrë niveli qendror.
Rritja e tatimit në pronë, përplasi ditën e djeshme deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami me ministrin Murati. Ky i fundit tha se “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave”. Madje sipas Muratit komunat kanë qenë të pajtuara me këtë vlerësim.