Murati: Shteti do t’i subvencionojë qytetarët që e kursejnë rrymën

Murati: Shteti do t’i subvencionojë qytetarët që e kursejnë rrymën

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të martën se janë duke dizajnuar një masë sa i përket subvencionimit të atyre që e kursejnë energjinë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ne jemi duke dizajnu edhe masa shtesë për sa i përket kursimit të energjisë elektrike. Marrë parasysh që çdo konsum i tepërt përtej asaj që prodhojmë është fjala po na kushton shumë shtrenjtë për t’u importu, në vend se të importojmë ne kemi pa më të arsyeshme që të shpallim masa nxitëse që të subvencionojmë kursimin sepse për ne është më mirë që paratë të mbesin tek qytetarët tanë sesa t’ia paguajmë një tregtari të energjisë në Hungari apo Rumani. Për ne është shumë më e rëndësishme që edhe nëse paguhet nga buxheti ato para të mbesin në xhepat e qytetarëve”, tha Murati.

Tutje Murati tha se shpejt do të dalin me detaje të reja lidhur me këtë masë.

LEXO EDHE: Murati: Kemi propozuar që qytetarët të cilët harxhojnë deri në 1000 kWh të mbeten me çmim të pandryshuar

“Do të dalim shumë shpejt me detaje, por masa ka të bëjë me faktin që kushdo që arrin ta ulë konsumin në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, proporcionalisht e madje edhe mbi proporcionalisht të subvencionohet. Nëse ta zëmë në raport me vitin paraprak për muajin shkurt një familje arrin të kursejë 10% më pak kilovat orë të energjisë elektrike gjatë ditës, e njëjta përqindje do të subvencionohet nga shteti për tërë faturën që e ka ajo familje për atë muaj. Shembull nëse dikush ka shpenzuar 100 euro në shkurtin e vitit të kaluar dhe këtë vit arrin ta ulë konsumin për 10 euro në 90 euro do të marrë edhe poaq nga shtetit pra do të kursejë dyfish. Për neve është shumë e rëndësishme që të ulet importi”, tha Murati. / Gazeta Enigma.

Related Articles