Pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisëm, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kur do t’i marrin 500 mijë euro “Dardanët”, për fitoren e tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se Qeveria do të ekzekutojë premtimin për shpërblimin e majmë për kombëtaren.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar Murati. / Gazeta Enigma.
