Ministri Murati tregon se kur do të dalin shtesat prej 100 eurove për sektorin privat

Ministri Murati tregon se kur do të dalin shtesat prej 100 eurove për sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë të mbajtur për media, bëri të ditur se kur do të dalin 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat dhe studentëve, raporton Gazeta Enigma.

Ai theksoi se aplikimet janë akoma të hapura dhe shtoi se javën tjetër do të bëhet një Komision Shqyrtues, përmes të cilit do të vlerësojnë aplikimet e më pas do të fillojë ekzekutimi i pagesave.

“Procesi është ende i hapur dhe po presim aplikimet. Prej javës së ardhshme e tutje do të formohet Komisioni Shqyrtues ku do të trajtojë aplikimet dhe pastaj do të mund të fillojë pagesa për këtë kategori”, u shpreh Ministri.

Kurse sa i përket procesit të aplikimit për studentët Murati theksoi se është drejt finalizimit ku së shpejti do të hapet mundësia për aplikim për të gjithë studentët./GAZETAENIGMA/

Related Articles