Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media pasi ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ka treguar se tashmë janë identifikuar disa nga kriminelet në komunat veriore të Kosovës.
“Policia e Kosovës është ballafaquar me një sërë sulmesh në veri të vendit, pas hetimeve intensive të policisë dhe koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë, policia e Kosovës ka arritur t’i identifikoj disa kriminel që me veprat e tyre të terroriste kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit tonë”, tha Sveçla,
“Dje është arrestuar ish-pjesëtari i MUP-it. Policia me ndihmën edhe të institucioneve tjera ka arritur ta identifikoj të njëjtin si njërin nga organizatorët kryesor të grupeve që kanë sulmuar zyrat dhe zyrtaret e KKZ-së dhe zyrtarët policorë”, shtoi ai.
/Gazeta Enigma/