Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media pas numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19.
Ai tha se nga 173 mostra të testuara jasht vendit, 171 apo 99.3% prej tyre kanë rezultuar të jenë me variantin Delta.
Vitia tha se nesër do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës, masat e reja kufizuese.
“Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme me masa të reja, për t’i dhënë priritet absulut shëndetit tonë.Do të propozojmë të reduktohet orari i gastronomisë, mbyllja e klubeve për një kohë, dhe do të ketë kufizime për dasmat”, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se shpërndarja më e madhe e virusit është që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësirat e mbyllura dhe mos respektimi i masave./Gazeta Enigma/