Ministri i Shëndetsisë Arben vitia ka thënë në konferencë me gazetarë se “ishte fat në fatkeqësi që Stacioni Policor në Sllavonski Brod ka qenë shumë afër vendit të tmerrit aksidental!”
Sipas tij reagimi i autoriteteve të sigurisë, emergjencës dhe ekipeve tjera të shpëtimit ka qenë jashtëzakonsiht i shpejtë, dhe ka dhënë rezultate.
“Po të mos ishte reagimi aq i shpejtë, numri i viktimave me siguri do të ishte më i madh”, ka thënë ai.
Ministri Vitia më tej ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë ka qenë shumë i mirë, durisa ka falënderuar palën kroate për menaxhimin e situatës në fatkeqësinë e së dielës.