Ministria e Financave, të mërkurën përmes një reagimi kanë thënë se përmes masës Qeveria për Familjet, në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut janë punësuar 809 qytetarë, teksa sipas tyre janë hapur rreth 1 mijë vende pune, raporton Gazeta Enigma.
‘‘809 qytetarë të punësuar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut përmes masës Qeveria për Familjet. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se në kuadër të masës për mbështetjen e punësimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, deri më tani janë punësuar 809 qytetarë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Siç kanë theksuar ministria “Falë interesimit nga ana e bizneseve”, aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune.
Kujtojmë se kjo masë mbështet punësimin përmes subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj me radhë.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit dhe të përfitojnë nga kjo mundësi”, shton MF-ja. / Gazeta Enigma