Ministria e Jashtme ngatërron datën e zgjedhjeve, 9 shkurtin e bën 14 shkurt

Ministria e Jashtme ngatërron datën e zgjedhjeve, 9 shkurtin e bën 14 shkurt

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka ngatërruar datën e zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, me 14 shkurtin, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ndodhi teksa nga MPJ bën thirrje për regjistrim të diasporës për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

“Regjistrimi i diasporës për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit është i hapur deri më 26 dhjetor 2024. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim. 
 

Related Articles