Ministria e Mbrojtjes së bashku me FSK-në fillojnë aksionin tradicional për dhurimin e gjakut

Ministria e Mbrojtjes së bashku me FSK-në fillojnë aksionin tradicional për dhurimin e gjakut

Pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të hënë kanë nisur aksionin tradicional të dhurimit të gjakut.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se aksioni i dhurimit të gjakut do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat ushtarke në vend.

“Dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë, dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut brenda FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë përmes aksioneve tashmë tradicionale të dhurimit të gjakut të cilat organizohen dy herë në vit”.

“Në Ministrinë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin të Gjakut (QKKTGJ) prej sot ka filluar sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut, aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related Articles