Ministria e Mbrotjes së fundmi ka sqaruar për publikun se kreu i këtij dikasteri Ejup Maqedonci, nuk ka dërguar letër tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, letër kjo përmes së cilës gjoja ministri thekson se refuzon të nënshkruaj kontratën e furnizimit me ushqim me operatorin e ri ekonomik.
Sipas MB-së “një letër e tillë nuk është dërguar”.
“Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e datës 11 tetor, tenderi është anuluar, për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ka dërguar dhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit. Kjo pasiguri ligjore e prodhuar me këtë rast ka bërë që ministri Maqedonci të mos e nënshkruaj kontratën, e që rrjedhimisht një tender i tillë i panënshkruar nuk prodhon asnjë pasojë juridike apo financiare”, thuhet në njoftim.
Më tej në këtë kumtesë thuhet se duke marrë shkasë dhe nga ky rast, ministri në konsultim me zëvendësministrin, këshilltarët, komandantin dhe strukturat relevante te FSK-së ka gjeneruar konceptin e vetqëndrushmërisë si opsionin më të mirë për zgjidhjen e problemit të kahmotshëm të ushqimit.
Mosvazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi, bëjn të ditur MP-ja.
“Pavarësisht asaj që po tentohet të paraqitet në publik përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, ritheksojmë se ministria e mbrojtjes për herë të parë ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake. Gjersa çdo kazermë aktualisht ka të angazhuar kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore, me datën 10 tetor në ëeb faqen e ministrisë së mbrojtjes është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinerëve. Me pranimin e personelit prej 106 personash kjo problematik do t’i përkas së kaluarës”, thuhet tutje. /Gazeta Enigma