Ministria e Tregtisë: Sot pati rritje të çmimit të naftës, autoritetet po inspektojnë terrenin

Ministria e Tregtisë: Sot pati rritje të çmimit të naftës, autoritetet po inspektojnë terrenin

Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës. Prej 1.59 centë për një litër, sot çmimi është rritur në 1.69 centë për litër.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku thuhet se paralajmërimet e rritjes lënë hapësirë për dyshime.

“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në reagimin e ministrisë.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, përfundon reagimi.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i derivateve të naftës do të bie në ditët në vijim, pasi siç tha ai, dy ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës për 120 dollarë.

“Dje, pardje dhe sot kemi ulje të çmimeve në Berzë për 150 dollarë, kështu që kjo pritet të reflektojë edhe tek ne ditët në vijim”, ka thënë Berjani.

“Çmimi furnizues sot sillet në 1 euro e 54 cent  deri në 1 euro e 55 cent “, shpregon ai.

Tutje Berjani shpjegoi se pse çmimi nuk ulet edhe në pikat e derivateve në momentet që ulet në Berzë.

“Rritja po reflekton shumë shpejt, ndërsa zbritja më ngadalë, për shkak se bizneset kinse kanë stoqe me çmim më të lartë, dhe nuk mund të japin me një çmim më të lirë brenda ditës”, u shpreh ai.

“Ne nuk mund të themi se çfarë çmimesh do të kemi ditët në vijim, mund të themi se nëse lufta Ukrainë – Rusi përfundon, stabilizohet tregu i naftës në tërë globin”, përfundoi Berjani. /Gazeta Enigma/

Related Articles