Ministria jep tender në vlerë mbi 45 mijë euro për furnizim me pemë për FSK-në

Ministria jep tender në vlerë mbi 45 mijë euro për furnizim me pemë për FSK-në

Ministria e Mbrojtjes ka hapur tenderë në vlerë 45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Sipas dokumentit të publikuar në E-Prokurimi, kompania fituese del të jetë “Beni Dona”.

“AK i MM, ka për qëllim që të lidh një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pemë për nevojat e FSK-së. Realizimi i kontrates duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i relazimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet mes tjerash në kontratën e publikuar.

Kujtojmë se tash e sa kohë ka pasur probleme rreth furnizimit me ushqim të ushtarëve të Kosovës.

Related Articles