Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka thënë se që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, 6 mijë e 956 të huaj nga 64 vende po luftojnë në Ukrainë.
Ai shtoi se nga ky numër 1 mijë e 779 mercenarë të huaj u arratisën nga fronti dhe u kthyen në shtëpi, ndërsa 3 mijë 221 janë ende në Ukrainë.
Konashenkov tha se ushtria ruse likuidoi gjithsej 1 mijë 956 mercenarë të huaj, shkruan Informer.rs.
Ndërkaq, kur bëhet fjalë për shqiptarët, ai tha se 306 kanë shkuar në fushëbetejë, nga të cilët 150 nga Shqipëria dhe 156 nga Kosova, ndërkaq tha se gjithsej 103 Shiptarë u vranë, 100 u arratisën dhe 103 mbetën atje.
Ndryshe, Konashenkov tha se 167 persona u larguan nga Bosnja dhe Hercegovina për në Ukrainë, 51 u vranë dhe 46 u larguan, ndërkaq atje kanë mbetur edhe 70 persona.
Ndërkaq, autoritetet kosovare vazhdimisht kanë mohuar se ka kosovarë që po marrin pjesë në luftën e Ukrainës.