“Kjo është java e fundit për të aplikuar në konkursin për anëtar të bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë”, ka thënë Ministrja e Arsimit Arbërije Nagavci.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci, në një intervistë për “kallxo përnime” ka ftuar drejtpërdrejtë kandidatët që të aplikojnë për anëtarë të bordit në Këshillin Shtetërorë të Cilësisë.
“Kemi bërë shpallje për katër anëtarë të KShC-së dhe përveç katër kushteve të përgjithshme nevojitet që kandidatët të jenë me gradë doktor shkence”, ka thënë ajo, ndërsa i ka ftuar për të aplikuar të interesuarit potencial që i përmbushin kriteret.
Bordi i KShC-së aktualisht është jofunksional pasi kanë dhënë dorëheqje 5 anëtarë, ndërsa kanë mbetur vetëm dy nga shtatë gjithsej sa duhet t’i ketë kjo trupë sipas ligjit.
Kujtojmë që Këshilli Shtetërorë i Cilësisë jo rrallë është vënë ‘në thumb’ të kritikave si organ vendimmarrës për akreditimin e programeve nëpër institucione publike e private të arsimit të lartë.