Ministrja e Drejtësisë inicion procedurën për shkarkimin e drejtorit të burgjeve

Ministrja e Drejtësisë inicion procedurën për shkarkimin e drejtorit të burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo kanë evidentuar disa shkelje.

Ajo në një konferencë për medie ka përmendur disa nga shkeljet që kanë gjetur, si kontrata dhe transferime të paligjshme dhe rekrutime të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues.  Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar në konferencën për shtyp se në kundërshtim me ligjin është dhënë një pronë në shfrytëzim një personit dhe për këtë çështje lënda do të dërgohet në prokurori.

Ndërkaq Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se drejtori i burgjeve Nehat Thaçi është i përfshirë në këtë aferë të kundërligjshme të dhënies së pronës.  

“Drejtori Nehat Thaçi ka marrë vendime për fillimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim nga një deri në 10 vjet. Ligji nuk përcakton dhe nuk i jep të drejtë drejtorit  për nxjerrjen e një vendimi të tillë. Shërbimi Korrektues ka përcaktuar kriteret, planin dhe certifikata e biznesit. Pra personi që ka fituar të drejtën për kontrate nuk ka pasur certifikatë të biznesit. Kjo jep sinjale për kurdisje të qëllimshme. Ligjet ku janë referuar janë ligjet për dhënien në shfrytëzim të pronës së paligjshme nga Nehat Thaqi dhe ministri Selimi”, tha ai

Related Articles