Ministrja Haxhiu: Dënimet e ulëta po i inkurajojnë dhunuesit, po i shndërrojnë në vrasës

Ministrja Haxhiu: Dënimet e ulëta po i inkurajojnë dhunuesit, po i shndërrojnë në vrasës

Projekti për mbikëqyrje elektronike sot është lansuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deklaroi para mediave se ky projekt është ndër më të rëndësishmet për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.

Ajo pati kritika, duke theksuar se dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria, po i inkurajon dhunuesit dhe po shndërronë në vrasës.

“Ne në vazhdimësi kemi thënë se do të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Kosovë. Kemi ndërmarr shumë veprime. Kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë. Dhuna në familje nuk është çështje private është përgjegjësi e institucioneve dhe në këtë rast presim veprime serioze sidomos nga Prokuroria dhe Gjykata. Dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria i inkurajon dhunuesit në mënyrë që shteti pra me këto veprime, institucionet e drejtësisë, dhunuesit po i shndërrojnë në vrasës”, tha Haxhiu. /Gazeta Enigma/

Related Articles