Ministrja Haxhiu kërkon të ndërmerren masa ndaj të përfshirëve në skandalin e përgjimeve

Ministrja Haxhiu kërkon të ndërmerren masa ndaj të përfshirëve në skandalin e përgjimeve

Javën e kaluar dhe këtë javë media online “Shqip.com” ka publikuar disa incizime, në të cilat sipas raportimit, përfshihen disa zyrtarë të lartë, në mesin e të cilëve, edhe prokurorë e gjyqtarë, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Lidhur me këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur një konferencë për medie.

Ajo i ka bërë thirrje publike Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës të ndërmarrin masa urgjente ndaj të përmendurve në përgjimet.

“Nuk kemi parë reagime nga mediat, shoqëria civile. Nuk po ndodh e njëjta siç kanë ndodhur në të kaluarën. Po ndodh një skandal i madh. Thërras për reagim shoqëror nga shoqëria civile dhe mediat. Është e papranueshme që për këtë skandal të flasë vetëm Qeveria. Po cenohet integriteti i sistemit të drejtësisë. Po bëhet fjalë për gjygjtarë e prokurorë e deri tek kryeprokurori. Heshtja nuk duhet të mbizotërojë. Si Ministre i bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor që të marrë masa urgjente”, theksoi ajo.

Sipas saj, skandali vetëm sa e dëshmon se Kosova ka nevojë për vetting në drejtësi.

“Tashmë s`ka dilemë që vettingu duhet në ndodh në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Jemi duke punuar vazhdimisht në koncept-dokumentin”, u shpreh ajo.

Related Articles