Ministrja Haxhiu: Nënshkruhet traktati për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

Ministrja Haxhiu: Nënshkruhet traktati për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se e para e kësaj ministrie, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky traktat i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.

“Nënshkrimi i traktatit pason nënshkrimin e letërqëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/

Related Articles