Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me një ditë vonesë ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së gruas nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt.
Haxhiu, ka thënë se për këtë vrasje të rëndë përgjegjës janë institucionet.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.
Postimi i plotë:
Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?
Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.
Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!/Gazeta “Enigma”/