Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot udhëton për në Hagë, qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.
Vizitën e ministres atje e ka konfirmuar këshilltari i saj, Flamur Pireva.
Ai tregoi se Ministrja Haxhiu gjatë vizitës në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Buogujevci.
“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill”, deklaroi ai./RTK