Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë qëndrimit të saj në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni është shprehur se Kosova është vendi i parë në rajon që ka mbulueshmëri në tërë rajonin me internet brezëgjerë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Ne si qeveri duam të fokusohemi më shumë në teknologji të matura. Ne si Kosovë jemi të parët në rajon që kemi mbuluar gjithë territorin me internet brezëgjerë, dhe e teta në Evropë”, u shpreh ministrja.
“Si e kemi arritur këtë është duke pasur synime targetuese, duke prodhuar grante të njëjta për sektorin privat, për të investuar në qytete të vogla dhe arena, ose edhe në fshatra, që nuk mund ta bënin vet ekonomikisht. Ne kishim mundësinë që vitin e kaluar ta lidhnim me internet fshatin e fundit në Kosovë. Ishte gjë e madhe që të komunikoje me familje përmes internetit”.
“Pa marr parasysh se nga vijnë njerëzit në Kosovë, ata kanë akses në teknologji të moderuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme, dhe po bëhet edhe më shumë sa shkon koha”.
Rizvanolli foli dhe për formën e vaksinimit gjatë pandemisë me Covid-19, për të cilën tha se u bë më e lehtë, pikërisht me digjitalizimin e teknologjisë. Po ashtu, ajo foli për përparësitë që u bënë në energji elektrike, pas krizës që ndodhi në Kosovë. Tutje Rizvanolli tha se edhe në arsim digjitalizimi i teknologjisë ndihmoi shumë, e kjo për furnizim me libra. /Gazeta Enigma/