Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Trepça është objekt i keqpërdorimit të pafundmë.
Sipas saj atje janë punësuar njerëz për të blerë vota.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli thotë se po keqpërdoren fotografitë e minatorëve për qëllime politike.
Tutje ajo shton se bashkëbisedimi që kishte dje me minatorët ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, i hapur dhe i sinqertë.
“Ne u morëm vesh shumë mirë: nuk duhet të fshihet keqpërdorimi prapa djersës së minatorit. Me shumë kënaqësi do të bashkëbisedoj me ata/o që janë sinqerisht të interesuar për sfidat e Trepçës e çfarë po ndodh aty, e jo thjesht për të shtrembëruar e keqpërdorur vështirësitë e ndërmarrjes për klikime e poena politike”, shkruan Rizvanolli. /Gazeta Enigma