Ministrja Rizvanolli zotohet për t’i ndihmuar gratë: Punësimi i tyre është ndër prioritetet tona

Ministrja Rizvanolli zotohet për t’i ndihmuar gratë: Punësimi i tyre është ndër prioritetet tona

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se punësimi i grave është një ndër prioritetet e ministrisë që ajo udhëheq, raporton Gazet Enigma.

Këtë e tha në takimin ndërbiznesor dhe ndërsektorial B2B të mbështetur nga BE “Konkurrueshmëria e Sektorit Kosovar të TIK”, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Ekonomisë.

Tutje, Rizvanolli tha se janë të përkushtuar në digjitalizimin e sektorëve, pasi sipas saj Kosova i ka kushtet për ta implementuar këtë sistem.

“Zhvillimi i sektorit të TIC është sektor që kanë potencial për punësim dhe zhvillim të rinjve dhe potencial për zhvillim ekonomik. Tema e dytë për ne si ministri është punësimi i grave dhe është kënaqësi. Fakti që ju kemi juve na bënë optimist qe situata në përgjithësi për punësimin e grave mund të ketë përmirësim të ndjeshëm. Kosova sot kampionë në rajon me vendet e zhvillueshme të BE të shtrirjes së internetit dhe sfida e ardhshme t’i krijojmë shkathtësitë. Digjitalizimi i sektorëve të tjerë është prioritet i qeverisë sonë”.

Ndërsa, Groëth Grigoris Kontzoglou nga ICT of Kosovo, tha se janë të përkushtuar t’i ndihmojnë gratë në avancimin e bizneseve të tyre.

“Ne kemi gra biznesmene që duam t’iu ndihmojmë, dhe me pjesëmarrjen në këtë event tregoni përkushtimin tuaj. Faleminderit për pjesëmarrje, si dhe faleminderit ju ministre që keni ardhur”.

Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK, tha se ky projekt do t’i hap dyert për gratë biznesmene.

“Unë jam adhuruese e madhe e fuqizimit të gruas. Ky projekt ka me i hap disa dyer që kanë qenë të mbyllura disa vite përpara”.

Nënkryetare e dhomës Ekonomike të grave Kosovës, Linda Shala, tha se digjitalizimi është mëse i nevojshëm.

“Teknologjia s’ka me u ndalë dhe transformimi më nuk është trend por është diçka që duhet me ndodhë. Transformimi digjital duhet me ndodhë dhe që nga sot ta bëni një plan duke filluar prej proceseve sa më të thjeshta”.

Related Articles