Trembëdhjetë marrëveshjet që u nënshkruan ndërmjet Kosovës e Shqipërisë duhet të zbatohen, tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemail Minxhozi
Sipas tij, lajm shumë i madh është ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Unë shpresoj që një pjesë dërrmuese e tyre do të gjejnë zbatim shumë shpejt siç janë tri marrëveshjet e ministrave të Brendshëm”, ka deklaruar Minxhozi për EkonomiaOnline.
“…lajmi shumë i madh për ndërtimin e hekurudhës së re Durrës- Prishtinë”.
Në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, u nënshkruan 13 marrëveshje: