Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëe të Komisionit të Pavarrur të Mediave ka miratuar listën e kandidatëve për KPM-në.
“Para pak kohësh ka përfunduar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave”.
“Komisioni me në krye deputetin Alban Bajrami e ka miratuar listën e kandidatëve dhe kështu është vendosur që intervistimi i kandidatëve të fillojë nga 20 prilli”.
“Gjithashtu, për këto pozita kanë aplikuar 30 kandidatë ku tre prej tyre janë refuzuar pasi që aplikimet e tyre nuk i kanë përmbushur të gjitha kriteret”.
Mbledhja ishte paraparë për paraditen e sotme por kishte munguar kuorumi. Në këtë mbledhje kishin munguar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
