Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit serb për pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Speciale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, I njëjti është ndaluar për 48 orë.”, ka njoftuar Prokuroria.
