Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka mbajtur sot mbledhje dhe ka votuar pro përpilimit të listës së dokumentacionit për hetim.
Mbledhja e radhës mbahet të mërkurën e ardhshme.
Deputeti i VV-së Armend Muja, tha se lista fillestare për hetim është e gatshme.
“Pas ardhjes së dokumenteve mund ta zgjerojmë listën”, tha ai.
Kryesuesi i këtij komisioni, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, tha se raportet e auditimit janë shumë me rëndësi për komisionin.
Ai ka folur edhe për korporatizimin e ndërmarrjeve publike nga viti 2008, kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Edhe anëtari Rashit Qalaj, tha se pajtohet me listën e propozuar për të hetim. /RTK/