Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për hedhjen në shitje përmes ankandit të disa automjeteve zyrtare.
Disa automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë do të shiten përmes një ankandi, ka vendosur sot kabineti qeveritar.
“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë”, tha kryeministri Albin Kurti me rastin e shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës.
“Ministria ka propozuar që përmes ankandit publik të njëjtat të vihen në shitje”, tha ai.
Vendimi u miratua me shumicë të votave.