Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë më Mynih, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani në mesin e shumë takimeve u takua edhe me homologun e saj nga Estonia, Alar Karis.
Osmani dhe Karis, diskutuan për partneritetin dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, tha Osmani.