Kombëtarja e Shqipërisë gjatë muajit mars do të luaj dy ndeshje miqësore, ndaj Kilit dhe Suedisë më datat, 22 mars dhe 25 mars.
Ditën e sotme, selektori Sylvinho ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar, ku vërehet mungesa e sulmuesit kosovar, Mirlind Daku.
Pas shpalljes së listes ka reaguar edhe futbollisti Mirlind Daku.
Ai ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar. ”Jeta vazhdon..”
Më pastaj sulmuesi i Rubin Kazanit, në koment ka dhënë sqaarime tjera rreth publikimit të videos.
“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë.”, ka shkruar Daku.