Mitrovica e Jugut bëhet “mollë sherri” në zgjedhjet lokale – Prokuroria nis “gjahun”

Mitrovica e Jugut bëhet “mollë sherri” në zgjedhjet lokale – Prokuroria nis “gjahun”

Ndonëse zgjedhjet lokale të 12 tetorit u zhvilluan të qeta e pa incidente të mëdha, kreu i LVV-së, Albin Kurti një ditë pas mbajtjes së tyre bëri thirrje tek organet e drejtësisë të hetohen sondazhet e publikuara, pas mbylljes së qendrave të votimit. “Mollë sherri” për thirrjen e Kurtit u bënë rezultatet e Exit Poll-eve që pretendonin se kandidati  i LVV-së për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci “ishte në fund të pusit” me rezultatet e votave, shkruan Gazeta Enigma.

Me mbylljen e vendvotimeve në ora 17:00 në ditën e zgjedhjeve, tri mediume vendore publikuan exit-pollet që parashikonin vullnetin qytetar.

Në Mitrovicën e Jugut, Exit-Pollet tregonin për një fitore pa balotazh të kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, me kundërkandidatin kryesor nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci. Kompanitë e sondazheve tregonin për një fitore rreth 55-58% tëkandidatit, Arian Tahiri, ndërsa Faton Peci i LVV-së dilte me rreth 35-39%.

Mirëpo, befasia ndodhi kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi të publikoj rezultatet nga qendrat e votimit. Pas përfundimit të numërimit, kjo komunë, është rrugës për balotazh, ku pritet edhe numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht. Arian Tahiri i PDK-së numëron 47.89% të votave, pra total 15,368, vetëm 28 vota më pak se kundërkanditati Peci, i cili numëron 47.80% të votave, me dallim të madh nga ato që tregonin sondazhet.

Ndonëse jo për rezultatet e sondazheve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me dyshimet për vjedhje të votave në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni.

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet përkeqpërdorim të votave në këtë lokacion. Kaq mund të themi në këtë fazë”, deklaroi Preteni.

Thirrje për hetim të organizatave që bënë sondazhet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka kërkuar hetime për Exit Poll-et e publikuara për garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Ai ka ftuar organet e drejtësisë dhe sigurisë që të merren me këtë çështje.

“Ajo çfarë ndodhi më 12 tetor për raportimet për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit Poll-et e prezantuara me 16 pikë tëpërqindjes gabim- e më tepër se aq- nga më shumë se njëorganizatë dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbylluar vendvotimet, nukjanë thjeshtë një huqje, por kjo është cënim i demokracisë, izgjedhjeve të lira dhe integritetit dhe sigurisë të shtetit tonë”, tha Kurti para gazetarëve.

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Partia Guxo, partneri i VV-së në këto zgjedhje.

Partia Guxo ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me atë që e cilëson si “ndërhyrje të dyshuara dhe manipulime të qëllimshme” gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor në Komunën e Mitrovicës.

Në një reagim publik, Guxo e ka cilësuar situatën si rast të paprecedent dhe ka kërkuar hetim të plotë nga institucionet përkatëse.

“Publikimi i lajmeve dhe rezultateve të rreme, para përfundimittë procesit të votimit, dhe shpërndarja e exit-polleve me dallimeskandaloze prej mbi gjashtëmbëdhjetë përqind nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, përbëjnë një rast tëpaprecedent që cenon drejtpërdrejt integritetin e procesitzgjedhor,” thuhet tutje.

“Këto veprime nuk janë thjesht pasojë e ndonjë gabimi teknika po “huqjeje” të rastësishme, por tregojnë për një inxhiniering tëmirëfilltë të ndërhyrjes në zgjedhje, me synim ndikimin nëperceptimin publik dhe në rezultatin përfundimtar”, thuhet në reagim.

Pas këtyre akuzave, drejtori i UBO Consulting, Valon Feka, ka sqaruar publikisht se nuk ka pasur asnjë manipulim apo ndikim mbi rezultatet e Exit Poll-it.

Ai ka theksuar se puna e UBO Consulting ka qenë gjithmonë e pavarur dhe profesionale, dhe se bashkëpunimi me TV Dukagjini është ndërtuar mbi parimin e lirisë së plotë në matjet e opinionit publik.

“Pra dej kemi pas 12 Exit Poll-e, 11 prej tyre nuk ka pas asnjë ndikim matja sa si përket asaj se kush do të fitoj do të jetë pa apo me balotazh, pra kanë në margjina të gabimit. Qysh në fillim, më vjen shumë keq për diferencën në mes të Exit Poll-it tonë dhe rezultate të KQZ-së për komunë e Mitrovicës”.

“E kuptoj që shikesit i Debat Plusi por edhe partnerët që punon UBO kanë pritje shumë më të mëdha për UBO-n”, tha ai.

“Në Exit Poll-e është e pa sens që ka një inxhinierik se fletvotimet janë në kuti. Në ora 19;00 prezantojmë rezultatet. Për shkak të numri të vogël të votuesve KQZ-ja i ka qit rezultate pas një ore. Është e palogjikshme që dikush të tentojë të bëjë diçka të tillë pasi pas një ore do të konfirmohen apo jo rezultatete Exit Poll-it. Në këto 20 e sa vjet të përvojës të hulumtimeve, UBO nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Feka.

Dyshime për manipulim të krahut tjetër

Megjithëse ka dallim shumë të vogël në votat për kryetar të Komunës në Mitrovicë të Jugut, diskrepanca në votat për asamble, ka ngjallur reagime dhe dyshime për manipulim në këto zgjedhje.

PDK prin në votat për asamble me rreth 40%, teksa LVV e cila e bëri garën e ngushtë, në votat për asamble, numëron vetëm rreth 22%.

Gazetari Shkumbin Kajtazi, ka reaguar duke thënë se ka dyshime që janë blerë dhe vjedhur votat në këtë komunë.

“Exit Poll-i i UBO-s është i saktë. Ka dyshime që, perveç që janë ble votat, në Mitrovicë edhe janë vjedhur numër i madh i votave. Në Shipol ka nisur hetimi i një skeme ultra-kriminale, qëdyshohet se e ka ndryshuar rezultatin për shumë pikë tëpërqindjes”, ka thënë Kajtazi.

Ai tha se Policia është duke e hetuar këtë rast dhe se ka dëshmitar të këtij akti kriminal.

“Policia është duke hetuar dhe ka edhe dëshmitare të këtyrevjedhjeve. Aty është i përfshimë një person i arrestuar më pare, zyrtar i VV-së, i rehatuar si fundmi në një pozitë të lartë. Pikapat01 dhe 05, jane kapur nga kamerat dhe do të zbardhet së shpejtiskema”, ka thënë ai.

Edhe gazetari Lirim Mehmetaj, ka hedhur dyshime se pas “huqjes së exit-polleve”, ka vend për dyshime për manipulimenga krahu i LVV-së.

“Duke e njohur mirë Albin Kurtin dhe kapacitetin e tij kriminal, kam dyshime të mëdha se një dorë artificiale ka prekur diçka në Mitrovicë, se s’ka shpjegim tjetër huqja e të gjitha exit poll-eve bash në të njëjtin qytet, me të njëjtit numra”, ka thënë ai./Gazeta Enigma

Related Articles