Mitrovicë: Aksident me katër të lënduar

Mitrovicë: Aksident me katër të lënduar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndodhur një aksident me katër të lënduar në Mitrovicë.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Ulqinit.

“Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 14.07.2023-16:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me targa  vendore. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona (një mashkull dhe tre femra kosovarë) të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës”, tjhuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles