Të martën në orët e mbrëmjes policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancës narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.
Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike./Gazeta “Enigma”/