Mjeku kosovar apelon për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta

Mjeku kosovar apelon për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta

Vendi ynë por edhe i gjithë rajoni është shoqëruar javët e fundit nga temperatura shumë të larta.



Mjeku i Emergjencës në QKUK-së, Naser Syla ka apeluar për kujdes gjatë kësaj kohe kur temperaturat janë më të larta.

Syla ka bërë thirrje për shmangie të pikut të të nxehtit dhe konsumimin sa më të madh të lënfjeve.

“Koha kur temperaturat janë më të larta duhet t’i iket ekspozimit në diell, mosdalja gjatë kohës kur temperatura është e lartë, qëndrimi në pishina dhe përreth lumenjve ku temperatura është më e ulët. Edhe konsumimi i langjeve sa më shumë për shkak të dehidrimit” tha doktor Syla për “Gazeta Blic”

Tutje Syla tha se ka një rritje të nurmit të pacientëve që kërkojnë trajtim në QKUK.

“Ka patur numër më të lartë të pacientëve por nuk e di numrin e saktë. Ka pas raste nga temperaturat e larta si goditja e diellit në kokë, sëmundje kardiovaskulare etj.”

I pyetur se si vazhdon të jetë situata me Covid-19 në QKUK dhe klinikat e tjera, Syla, u përgjigj kështu.

“Sa i përket pacientëve numri të pAcientëve me Covid është ai që del çdo ditë në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, nuk ka shtim të tyre”, ka thënë ai për “Gazeta Blic” , transmeton Gazeta Enigma.

Temperaturat ditët e fundit në vendin tonë kanë arritur vlera shumë të larta duke shkuar deri në 38 gradë Celsius.

Edhe metereologët vazhdimisht kanë bërë thirrje për shmangie të orarit kur i nxehti arrin vlerat më të larta. /Gazeta Enigma/

Related Articles