Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriut.
Sipas MKRS-së, kontributi i Edi Shkukriut si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu”.
“Si një profesioniste e pashoqe e arkeologjisë, arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. Kontributi i saj si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese”.
“Familjes, miqve dhe dashamirëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”.