Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka njoftuar fillimin e punimeve për modernizimin e Termocentralit Kosova B, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një poastimi në profilin e tij në Facebook Kurti ka theksuar se një projekt që do të zgjasë jetëgjatësinë e tij për 20 vjet.
“Filluan punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova B. Kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulët ndjeshëm, kurse remontet kapitale do të kenë nevojë që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet”, ka shkruar ai.
Kurti theksoi se investimi prej 56.5 milionë eurosh, financuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, do të ulë ndotjen dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji për dekadën e ardhshme.
“Përmes këtij investimi në vlerë prej 56.5 milionë euro që po financohet nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës, e që shton prodhimin vjetor për 600 GWh energji, do të përmirësohet dukshëm siguria e furnizimit për 20 vjetët e ardhshme, importi do të ulet për së paku 23 milionë euro ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë euro në vit”, ka shkurar Kurti. /Gazeta Enigma/