Molliqaj akuzon VV-në: Emrin e Astrit Deharit e keni përdorur, tash në pushtet po heshtni

Molliqaj akuzon VV-në: Emrin e Astrit Deharit e keni përdorur, tash në pushtet po heshtni

Ish sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka adresuar kritika të ashpra karshi subjektit në pushtet, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, raporton Gazeta “Enigma”.

Molliqaj ka thënë se LVV-ja emrin e Deharit e ka përdorur për luftë të brendshme, teksa tash po hesht kur ka zhvillime në këtë rast.

“Kush dëshiron ta kuptojë partinë në pushtet përmes një rasti, ju lutem përcjelleni rastin e Astritit. Nuk ekziston edhe një ilustrim më i qartë për natyrën dhe përmasat e instrumentalizimit të një çështjeje sesa çfarë tha e bëri VV përmes këtij rasti. Emri i tij dhe vdekja e tij është përdorur për luftë të brendshme e të jashtme. Atëbotë, Kurti dhe një grup rreth tij hynë në shpirtërat e njerëzve duke përdorur dhimbjen sikur ushujzat gjakun”, thotë Molliqaj.

Sipas tij ekzekutivi po hesht për këtë rast. “Tash heshtin. Pushteti vazhdon. Kush po mërzitet për raportin e Institutit nga Zvicrra? Rasti i Astritit ka kryer punë”, tha Molliqaj përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Related Articles