Momenti kur Ederson u tall me tifozët e Arsenalit pasi Haaland shënoi golin e katërt

Momenti kur Ederson u tall me tifozët e Arsenalit pasi Haaland shënoi golin e katërt

Ederson kaloi një kohë të mirë të mërkurën mbrëma, me portierin e Manchester Cityt që u tall me tifozët e Arsenalit pasi golit të shënuar nga Erling Haaland.

Manchester City fitoi me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi ndaj Arsenalit në ndeshjen e javës së 33-të në Ligën Premier.

Me këtë fitore, City afrohet në vetëm dy pikë larg Arsenalit, por me dy ndeshje më pak dhe tani shihet si favorit për ta mbyllur sezonin si kampion.


Golat në këtë ndeshje për ekipin e Guardiolas u shënuan nga Kevin de Bruyne (7’, 54’), John Stones (45+) dhe Erling Haaland (90+).

Megjithatë, ishte edhe portieri brazilian i Cityt, Ederson, i cili në një moment të ndeshjes vodhi gjithë vëmendjen.

Ederson u përkujdes që të tallet me tifozët e Arsenalit pas golit të fundit të ndeshjes të shënuar nga Haaland.

Portieri brazilian qeshte pas golit, teksa bënte edhe gjeste sikurse është duke vajtuar dhe kjo nuk i pëlqente aspak tifozëve londinez pas portës.

Related Articles