a përfunduar takimi mes Qipros dhe Kombëtares së Kosovës, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota nga kjo ndeshje.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “AEK Arena”, Kosova e ka mposhtur si mysafire Qipron me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Valon Berisha, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 65’.
Ndërkaq, ishte ylli Edon Zhegrova ai i cili e thelloi epërsinë e Kosovës, i cili në minutën 78’ e vulos rezultatin final në 2:0.
Edon Zhegrova pëveç super paraqitjes kundër Qipros, dhuroi edhe spektakël.
Pas epërsisë prej 0-2, ylli i Lille kishte edhe lluksin të mbante topin, ku në një rast e ‘turpëroi’ edhe mbrojtësin e Qipros, duke e kaluar në stilin “Alla Messi”, por nuk u la të vazhdonte më përpara pasi u tëhoq për fanelle.
Edhe reagimi i bankës rezervë të lojtarëve të Qipros flet shumë.
Ky është momenti:Video Player00:0000:22
Me këtë fitore, Kosova tani renditet në vendin e parë me tre pikë, ndërsa Qipro zë vendin e fundit në Grupin 2 të Ligës C.