Momenti kur pushuesit tentuan t’i japin ndimën e parë kosovarit që u mbyt në Golem

Momenti kur pushuesit tentuan t’i japin ndimën e parë kosovarit që u mbyt në Golem

Sot gjatë ditës, humbi jetën një pushues në Golem të Shqipërisë, i cili me prejardhje ishte nga Kosova.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa dyshohet se tashmë i ndjeri në momentin kritik ishte duke u larë në det.

Inicialet e të njëjtit janë R. O., teksa bëhet e ditur se viktima ishte rreth 80 vjeç.

Policia e Shqipërisë doli në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Faqet e ndryshme atje kanë publikuar momentin kur pushuesit u munduan t’i japin ndihmën e parë.

Related Articles