23-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash e sa ditë është gjetur sot gjatë ditës. Agon Misini, është gjetur në rajonin Shtimes rreth orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas gjetjes, 23-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar momentin e gjetjes së 24-vjeçarit.