Mosparaqitja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, reagon Gashi

Mosparaqitja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, reagon Gashi

Ndonëse ishte i ftuar në rolin e dëshmitarit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot nuk u paraqit para Prokurorisë Sepciale.

Lidhur me këtë, ka folur shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se kryeministri po jep sinjal të gabuar tek qytetarët e Kosovës, duke dhënë shembull se Gjykata dhe Prokuroria mund të anashkalohet.

“Dua të flas rreth mosparaqitjes së kryeministrit në Prokurorinë Speciale. Sinjali që dërgohet është sinjal i gabuar. Qytetarëve të Kosovës iu dërgohet sinjali nga kryeministri se ata mund të anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë, dhe ky është një model i sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje. Kur deputetët e LVV-së dhe kryeministri kanë qenë të akuzuar për dhunën që kanë ushtruar brenda institucionit , pra Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij, i kanë tej zgjatur rastet duke i çua në parashkrim, dhe ky po ashtu është një sinjal i gabuar për qytetarët e Kosovës. Ky është një dëmtim i sistemit dhe demokracisë”, tha Gashi para mediave. /Gazeta Enigma

Related Articles