Deri në fundjavë mbetet shumë nxehtë. Të dielën rënie e temperaturave, por mbetet nxehtë. Të shtunën priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima, shkruan Prishtina Weather.
Të nxehtit afrikan, megjithëse me temperaturat më të larta që priten ditën e sotme, do të vazhdojnë deri në fundjavë. Paraditet kryesisht do të jenë me kthjellime e diell, derisa orëve të pasdites ekzistojnë mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara me shi.
Ditën e shtunë ka gjasa që rrebeshet të jenë më të shpërndara në vend, e ku vende-vende mund të jenë më intenzive. Nga dita e diel pritet rënie e lehtë e temperaturave, e të hënën sërish në rritje të lehtë, e ku do të mbajë edhe mot i kthjellët.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të mbetet në vlera mesatare, e herë herë të kaloj edhe në të dobëta, shkaku që ende në ajër mbeten prezente grimca të pluhurit saharian, të cilat mund të kenë koncentrime më të larta gjatë ditës së premte.
Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet të ruhemi nga qëndrimi më i gjatë në rreze të diellit përgjatë orëve të mesdites.
24.06 – Shumë nxehtë. Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe me bubullima.
25.06 – Mbetet shumë nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, e pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe të izoluara me bubullima.
26.06 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite priten zhvillime të vransirave, që më vonë shoqërohen edhe me rrebeshe më të shpërndara shiu e bubullima.
27.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara.
28.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
Temperaturat gradualisht në zbritje nga dita e premte, minimalet luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet nesër arrijnë vlerën më të lartë prej 37C, e deri të dielën zbresin në 30C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi, e ditën e shtunë edhe nga veriu 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies ditën e premte, e më pas në rritje të lehtë.